Transmetuar më 17-01-2019, 19:56

Gjatë vizitës në Serbi, Presidenti i Rusisë ka nxitur një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, duke shprehur bindjen se një gjë e tillë do të ndikonte në stabilitetin e Rajonit.

Kritik me hapin e Kosovës për krijimin e ushtrisë, Vladimir Putin tha se ky është një vendim polemizues dhe në kundërshtim me rezolutën 1244.

Putin shkoi më tej se këto veprime të papërgjegjshme mund ta destabilizojnë Ballkanin.

Nga ana e tij, Presidenti Vuçiç e shprehu edhe njëherë miqësinë me Rusinë duke thënë se për çdo lëvizje në dialogun me Kosovën do të konsultohet me homologun Putin.

Ky i fundit kritikoi edhe vendimin e Prishtinës për tarifat e mallrave serbe. /k.k/noa.al/