Transmetuar më 17-01-2019, 20:11

Kush do ta mendonte se për t’u bërë pronar i një shtëpie mund të paguash vetëm 1 euro.

Një gjë e tillë ndodh në Itali, ku në Siçili janë nxjerrë shtëpi në shitje me këtë çmim të papërfillshëm.

Banesat janë të pozicionuara në një kodër me pamje nga Mesdheu.

Sambuca është një qytet i bukur në ishullin e Sicilisë në jug të Italisë.

Poj ju do pyesni se si është e mundur që mund të blesh shtëpi me kaq pak para?

Shtëpitë kanë dalë në shitje me këtë vlerë vetëm për të ringjallur komunitetin që ka vuajtur vitet e fundit largimet drejt zonave urbane.

Sambuca nuk është qyteti i pari në Itali që ofron një marrëveshje të tillë, duke joshur pronarë të rinj të shtëpive.

Giuseppe Cacioppo, zëvendëskryetar i Sambuca tha se “në krahasim me qytetet e tjera që e kanë bërë këtë vetëm për propagandë, oferta jonë është serioze. Nuk do të ketë asnjë ndërmjetës mes pronarëve të vjetër dhe atyre të rinj. Ju dëshironi një shtëpi, e merrni atë menjëherë”.

Ndërsa kushti për pronarët e rinj është se ata duhet të kryejnë një depozitë sigurie prej 5 mijë eurosh., si dhe duhet të bëjnë edhe rikonstruksionin e banesës, e cila ka një kosto rreth 15 mijë eurosh.

Pasi ata do të kryejnë rikonstruksionin e banesës, atyre iu rikthehet depozita prej 5 mijë eurosh. /k.k/noa.al/