Transmetuar më 17-01-2019, 20:40

Autoritetet e Britanisë së Madhe janë duke bërë procedurat përkatëse për ekstradimin e dy shqiptarëve të arrestuar pak ditë më parë.

Ata u arrestuan dhe akuzohen për prodhim të lëndëve narkotike, ku gjatë kontrolleve autoritet zbuluan një fermë të vogël kanabisi, e cila dyshohet se punohej nga shqiptarët.

Një shqiptar tjetër ka arritur që t’i shpëtojë policisë dhe është shpallur në kërkim.

Arrestimi i njërit prej tyre ishte i lehtë për policinë. Ai u ndaluan në vend, ndërsa i dyti u arrestua pas një aksioni tjetër pasi fillimisht u largua së bashku me shqiptarin tjetër, i cili vijon të jetë ende në kërkim. /k.k/noa.al/