Transmetuar më 17-01-2019, 21:06

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon një rast tepër të rëndë, duke iu referuar qytetarit dixhital.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha ka ndarë mesazhin e një qytetari dixhital, i cili denoncon mungesën e ilaçeve të kancerit në QSUT.

Berisha krahas mesazhit të qytetarit, shkruan se qeveria po dënon pa mjekime të sëmurët me kancer.

Postimi i Sali Berishës:

Qeveria denon, le pa mjekim te semuret me kancer!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha pershendetje.po ju shkruaj sepse besoj se zeri juaj degjohet ne media.kam dy muaj qe pres ilacet per babai i cili vuan nga kanceri dhe shteti “qe duam” nuk me kthen as nje lloj pergjigje.spitali qsut thot do ju kontaktojme ne dhe kam dy muaj qe pres,ministria e shendeti thot do e zgjidhim po dhe ata pa as nje rezultat.me shpres se ju do me degjoni dhe do ta beni problem po ju shkruaj.me respekt./a.k/noa.al/