Transmetuar më 17-01-2019, 21:21

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, Preidenti Ilir Meta ka folur ndër të tjera edhe për akuzat e kryeministrit se është shkelur Kushtetuta me kthimin e disa ligjeve si dhe me mosdekretimin e Genc Cakës si ministër.

Presidenti Meta kishte marrë me vete Kushtetutën të cilët e hapi në emision dhe ndërsa  nenin 155 për financat.

Meta u shpreh se qytetarët duhet të jenë të qetë, pasi presidenti i Republikës merr vendimet e  tij vetëm sipas ligjit dhe Kushtetutës.

“Unë kam ardhur me Kushtetutë nëse doni detaje. Të gjithë qytetarët që na ndjekin duhet të jenë të qetë sa i takon presidentit të tyre, pasi çdo akt dhe veprim i tij ka qenë në interes të respektimit të Kushtetutës dhe në mbrojtje të interesave shtetrore.

Aty u tha se Rama ka shkelur dividentin. Neni 155 thotë tek Financat se taksat dhe tatimet përcaktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund ti jepet fuqi prapravepruese.

Çdo qëndrim i Presidentit është në respekt të Kushtetutës. Kuvendi është sovran dhe mori vendimin e  saj, por presidenti zbaton Kushtetutën. Është e qartë se kush e  shkel Kushtetutën”- tha Meta.