Transmetuar më 17-01-2019, 21:52

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur mbështetjen për ministrat e rinj të cilët kanë marrë detyrën pas betimit sot në Presidenencë.

“Shumë besim dhe mbështetje të plotë për anëtarët e rinj të Qeverisë, të cilët marrin përgjegjësi të rëndësishme në këtë moment kyç të rrugës sonë Europiane", shkruan ai në një postim në Facebook.

Balla thotë se anëtarët e rinj të qeverisë marrin përgjegjësi të rëndësishme në këtë moment kyç, siç është hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

"Në qershor Shqipëria pret hapjen e negociatave me BE.

Me vëmendjen për njerëzit, PS është e vetmja forcë politike në Shqipëri me lidershipin, ekipin dhe programin për ta realizuar këtë aspiratë historike", shkruan Balla./a.k/noa.al/