Transmetuar më 17-01-2019, 21:35

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në News 24 foli për arrestimin e Klement Balilit. I pyetur se nëse është takuar me të, Meta u shpreh se pasi është vënë nën akuzë , ai ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare duke kërkuar arrestimin e tij.

Gjithashtu Presidenti Meta u shpreh se Balili nuk ka patur asnjë mbështetje apo përkrahje politike, ndërsa përshëndeti partnerët ndërkombëtarë, që siç tha ai , falë presionit dhe ndihmës së tyre sot Balili është para ligjit.

Në të gjithë këtë përplasje tuaj, ai ju atakoi ju edhe tek ambasadorët?

Nuk shqetësohem për këtë çështje. Unë nuk e di se për çfarë më ka atakuar. Ti mendon se ambasadorët e kanë të paqartë se si bëhet një ligj.

Qarkullojnë fjalët se Balili ka qenë i lidhur fillimisht me PD, LSI dhe së fundmi me partinë që jemi. Ju akuzoni se keni patur lidhje me të arrestuarin e djeshëm?

E përshëndes faktin që më në fund Klement Balili, i akuzur për probleme me ligjin është  arrestuar. Është ky presion falë edhe presionit të partnerëve ndërkombëtar ai sot është para ligjit. Në kohën që drejtoja LSI, Rigles Balili, i cili është kreu i bashkisë së Delvinës, është verifikuar dhe ishte një person tërësisht i besueshëm dhe të dhënat e duhura për të kandiduar.

Rigelsi është nipi i tij në mos gaboj. Unë nuk e kuptoj se çfarë lidhje mund të thuhej dhe çfarë mbështetje politike mund të këtë patur.

Nuk kam patur një takim të veçantë. Për tu takuar mund të takohem siç takohem me çdo njeri tjetër. Momenti që ky person është vendosur nën një akuzë, unë kam qenë i pari që kam kërkuar mbledhjen e këshillit kombëtar dhe kam kërkuar arrestimin e tij”, tha Meta