Transmetuar më 17-01-2019, 21:54

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Korçë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Një person është vrarë me armë zjarri në lagjen numër 10 të qytetit.

Viktima është një person rreth 35 vjeçar, ende i pa identifikuar.

Ai është ekzekutuar me një plumb në syrin e majtë dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e vrasjes./a.k/noa.al/