Transmetuar më 17-01-2019, 22:17

Vite më parë ata kanë qenë pjesë e një familjeje politike, ndërsa kanë punuar sëbashku si gazetarë në “Zërin e Popullit”.

Edhe pse tashmë të ndarë politikisht, në ditën  e betimit si zëvendëskryeministër, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, ka uruar përmes një postimi në Facebook mikun e tij të hershëm socialist Erjon Braçe.

Rama shkruan se ia nje devocionin dhe se vitet në PS, do e ndihmojnë të bëjnë më të mirën Braçen si zv/kryeministër.

“Një urim për Erion Braçen! Erion, suksese në detyrën e zëvendëskryeministrit; mbarësi dhe faqebardhë në përmbushje të përgjegjësisë së re.

Kemi punuar bashkë në kohë të vështira; atëherë kur “Zëri i Popullit” ishte Partia Socialiste e më shumë se aq, dhe kur për ne u bë shtëpi dhe shkollë.

T’a njoh devocionin dhe 27 vjet përkushtim e shërbim si socialist, jam i bindur, do të të ndihmojnë të bësh më të mirën”, shkruan Luan Rama./a.k/noa.al/