Transmetuar më 17-01-2019, 23:07

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuar” në News 24, Presidenti Ilir Meta komentoi situatën politike në vend.

I pyetur nëse kryeministri Edi Rama mund të krahasohej me një autokrat, Meta tha se nëse kjo gjë është e vërtetë, nuk do ishte vetëm faji i tij, por i gjithë shoqërisë që nuk kërkon llogari nga personat që voton.

“Nëse kjo është e vërtetë nuk është vetëm përgjegjësi e tij, por e gjithë shoqërisë.

Të gjithë duhet të kërkojnë llogari nga ai që votojnë. Është një dramë e madhe për vendin tonë, është koha që njerëzit të behen më të ndjeshëm për fatin e tyre dhe fëmijëve të tyre.

Nuk kam dëshirë të bëj komente për të kaluarën. Kam dëgjuar fajin e ka Meta për Ramën.

Detyrën time do ta bëj në mënyrën më të bindur më të vendosur më të qartë, pa asnjë lloj ngarkese politike apo emocionale”, u shpreh Meta.