Transmetuar më 18-01-2019, 08:26

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka një njoftim të rëndësishëm për gjithë drejtuesit e mjeteve, lidhur me punimet në autostradën Tiranë-Durrës.

ARRSH thotë se sot nga ora 00:00 hapet trafiku në segmentin rrugor Casa Italia-Mbikalim Kashar në të dyja drejtimet.

Bëhet me dije se punimet për vendosjen e tombinove kanë mbaruar.

Po ashtu ARRSH thotë se do të vazhdohet me punimet e tjera plotësuese, por këto nuk do të pengojnë trafikun normal të mjeteve.

“I kërkojmë ndjesë përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për trafikun e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe i falenderojmë për mirëkuptimin. Gjithashtu falenderojmë kompaninë dhe ekipin e saj për punën e tyre të pandalur, rezultati i të cilës bëri që punimet të mbaronin para afatit të përcaktuar”, thuhet në deklaratën e ARRSH. /a.y/noa.al