Transmetuar më 18-01-2019, 08:56

Ardhja e ciklit menstrual në rast vonese mund të ndodhë, duke ndryshuar regjimin ushqimor për disa ditë dhe duke reduktuar konsumin e sodiumit. Kjo pasi konsumi i tepërt i kripës shkakton mbajtjen e lëngjeve në trup.

Kjo gjë mund të përkeqësojë fryrjen dhe inflamacionin menstrual, duke shkaktuar vonesë.

Kështu që këshillohet që të konsumohen ushqimet e pasura me karotenë, e cila gjendet te karota, kungulli, veza, kajsitë, spinaqi dhe pjeshkët. Në mënyrë natyrale, të gjithë këto produkte, stimulojnë ardhjen e ciklit.

Vitamina C, mund të ndihmojë gjithashtu në prodhimin e estrogjeneve, duke shkaktuar kontraksione në mitër dhe për pasojë gjakrrjedhjen menstruale.

Kështu që mund të merrni edhe integrator me vitaminë C prej 3000 miligramë çdo tre ditë, ose mund ta merrni në formë natyrale nëpërmjet ushqimit, shkruan noa.al.

Kësisoj ju mund të hani portokall, limon, çaj jeshil, majdanoz dhe lëng boronice.

Por sigurohuni që të mos jeni shtatzënë para se të ndiqni këto mënyra, për shkak se mund të shkaktohet një abort i pavullnetshëm. /a.y/noa.al