Transmetuar më 18-01-2019, 09:02

Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se është i gatshëm t’i nënshtrohet vizitave për shëndetin mendor.

Meta u pyet gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe dyshimet për shëndetin mendor të këtij të fundit.

Gazetari e pyeti Presidentin, nëse duhet të ketë një ligj për të detyruar zyrtarët t’i nënshtrohen këtyre analizave.

“Edhe pa ligj, nëse dikush dyshon, jam gati t’i nënshtrohem çdo kontrolli për shëndetin mendor dhe shëndetin në përgjithësi.

Nuk do të ishte keq, do të ishte mirë të kishim një verifikim që nga Presidenti tek të gjithë ata që kanë përgjegjësi shtetërore”, u shpreh Meta.