Transmetuar më 18-01-2019, 10:03
Pika e Lotarise Kombetare e grabitur

Grabitet një pikë e Lotarisë Kombëtare, duke bërë që të merret një shumë e konsiderueshme parash.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, në Elbasan.

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje një pikë dytësore të Lotarisë Kombëtare, ku tregtoheshin biletat e lojës së fatit, ku kanë marrë 200 mijë lekë të vjetra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarje.

Mësohet se janë vjedhur të gjitha llojet e biletave që gjendeshin në dyqan, ku vlera e tyre mund të kapë shuma të mëdha.

Sakaq është e pamundur të bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë të ambienteve përreth, për shkak se autorët kanë bërë prerjen e lidhjeve të korrentit. /a.y/noa.al 

Grabitet Lotaria Kombëtare, zhduken biletat me shuma të mëdha