Transmetuar më 18-01-2019, 10:35
Foto ilustruese

Një person është gjetur i vdekur në banesë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Viktima është Jorgo Gjoka, i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në Memaliaj.

57-vjeçari jetonte i vetëm, pas divorcit me të shoqen.

Bëhet me dije se ai është gjetur i vdekur nga fqinjët, të cilët kanë nisur të dyshojnë, për shkak se nga banesa e tij vinte një erë e rëndë.

Dyshohet se Gjoka, mund të ketë vdekur para disa ditësh, çka ka sjellë edhe aromën e rëndë të kufomës.

Paraprakisht dyshohet se ai ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale, teksa hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al