Transmetuar më 18-01-2019, 10:54

Grabitja e një pike të Lotarisë Kombëtare në Elbasan, ku u mor një shumë e konsiderueshme parash dhe biletash me çmime disa milionëshe, ka bërë që policia të vihet në lëvizje.

Por në vend të grabitësve, policia ka kapur të tjerë “hajdutë”.

Kjo pasi teksa menaxheri rajonal i Lotarisë, i cili kishte shkuar në vendngjarje kishte parkuar makinën, para pikës së grabitur, e ka pësuar.

Në momentet që ai është interesuar për gjithë sa ka ndodhur. policia e ka gjobitur me 30 mijë lekë të vjetra gjobë për parkim, siç mund të shihni në fotografinë që sjell noa.al.

Kësisoj uniformat blu në vend të hetimeve për kapjen e grabitësve, “fajtorin e madh” e gjetën te parkimi i menaxherit, teksa grabitësit me bileta shumë milionëshe në duar vijojnë të jenë në arrati.

Mësohet se gjatë grabitjes janë vjedhur të gjitha llojet e biletave që gjendeshin në dyqan, ku vlera e tyre mund të kapë shuma të mëdha.

Mirëpo identifikimi i autorëve duket i vështirë, për shkak se është e pamundur të bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë të ambienteve përreth, pasi autorët e dyshuar kanë bërë prerjen e lidhjeve të korrentit. /a.y/noa.al

Grabitet Lotaria Kombëtare, zhduken biletat me shuma të mëdha

Grabitet pika e Lotarisë Kombëtare, zbulohet shuma e marrë