Transmetuar më 18-01-2019, 11:16

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi doli në një komunikim me mediat ditën e sotme, për të bërë një analizë lidhur me arritjet e sesionit të kaluar parlamentar dhe sfidat e sesionit të ri.

Ruçi tha se në sesionin e kaluar u miratuan 58 ligje dhe 52 nisma të qeverisë.

“Për shkak të mungesës së opozitës, nuk u miratua reforma zgjedhore, një pjesë e akteve të reformës në drejtësi, ndryshimet në rregulloren e Kuvendit etj.,” u shpreh kreu i Kuvendit.

Sipas tij, reforma në drejtësi është sfida e radhës, teksa deklaroi se kontrolli parlamentar ndaj qeverisë është rritur. /a.y/noa.al