Transmetuar më 18-01-2019, 11:29
Ministrja Besa Shahini

Është prezantuar ditën e sotme “Pakti për universitetin”, gjatë një takimi mes ministrave, rektorëve, pedagogëve dhe studentëve.

Në ditën e parë pas betimit si ministre e Arsimit, Besa Shahini në cilësinë e moderatores, tha se i gjithë procesi ka zgjatur gjashtë javë në mënyrë që të trajtohen problematikat në universitete.

Ajo bëri me dije se ministrat e fushave të ndryshme do të kenë në patronazh nga një fakultet.

Në fjalën e saj, ministrja e e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se “Bashkëpunimi me Fakultetin e Drejtësisë dhe ministrinë ka më shumë se një vit që ka nisur. Aktualisht në ministri janë të punësuar 16 studentë të ekselencës dhe ky bashkëpunim do vijojë më tej”.

Nga ana e saj ministrja e re e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se problemi kryesor i thënë nga dekanët është sipërfaqja e vogël  në raport me numrin e studenteve, gjë që ndikon në akreditimin.

“Diçka tjetër që ka nisur për të gjithë universitetet është punësimi në të gjitha platformat e studentëve ekselentë, kjo është pak a shumë kjo që kemi bërë”, tha Balluku. /a.y/noa.al