Transmetuar më 18-01-2019, 14:46

Këngëtarja nga Vlora, Poni, është një prej më të dashurave për publikun shqiptar, sa i takon muzikës popullore dhe jo vetëm.

Por teksa ditëve të fundit në rrjetet sociale është përhapur me shpejtësi një sfidë e publikimit të fotografive të para 10 viteve, edhe ajo nuk është kursyer.

Shqiponja Karafilaj, siç është dhe emri i vërtetë i këngëtares, ka publikuar një fotografi të vitit 1998 dhe një tjetër të vitit 2008.

Ajo e ka çuar sfidën në 20 vite, kur dhe ishte adoleshente, duke shfaqur me një pamje që zor se njihet.

Me flokët e prera drejtë dhe të hedhura mbi vesh, si dhe me tualetin tipik të kohës, këngëtarja shihet shumë ndryshe. /a.y/noa.al