Transmetuar më 18-01-2019, 15:19

Nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së ish-Kryeministrit Berisha dekreti që Meta i bëri Edi Ramës për ministër të Jashtëm.

Ai ka reaguar në rrjetet sociale duke e quajtur këtë të sotmen një tjetër të premte të zezë.

“Sot është një e premte e zezë në historinë e kushtetuteshmërisë, të politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe interesave kombëtare të shqiptareve.

Kjo sepse këte ditë, me 18 janar të vitit 2019, presidenti i Republikës dekretoi albanofobin, antishqiptarin e mirëfilltë, njeriun që në popull masivisht e thërrasin Zografi Bis si ministër i Jashtëm i Shqipërisë”, shkruan Berisha në Facebook.

Ai shkon më tej duke nënvizuar se kjo e sotmja është një triumph i grushtit të shtetit brenda shtetit, duke sjellë në vëmendje edhe nenin e Kushtetutës, sipas së cilit ndalon që Kryeministri të jetë edhe ministër.

Berisha mbyll reagimin duke shkruar se “që sot e tutje të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të Shqipërisë, aktet dhe propozimet e Ministrisë së Jashtme që do miratohen në qeveri do kenë në njërën anë firmën dhe vulën e kryeministrit Edvin, kurse në anën tjetër firmën dhe vulën e ministrit të Jashtëm Edver. Turp dhe faqe e zezë”. /k.k/noa.al/