Transmetuar më 18-01-2019, 17:04

Rezultoi e dështuar përpjekja e një shqiptari dhe një italiani për të kontrabanduar 3 ton cigare.

Ata u arrestuan nga Policia Financiare e provincës së Bergamos, në komunën Trevigno.

Policia ndërhyu në një zonë industriale të komunës Stezzano ku një patrullë e financës italiane ka identifikuar lëvizje të dyshimta të një automjeti tip “Tir” ndërsa ngarkohej me mallra nga dy persona.

Gjatë kontrollit financierët italianë kanë sekuestruar rreth 16 mijë e 800 steka cigaresh të markave Fast, Mark e Chesterfield të konfeksionuara në 336 kuti me kartonë me peshë totale prej 3 ton.

Cigaret ishin të gjitha të tregutara kontrabandë e pa vulën e fiskale. /k.k/noa.al/