Transmetuar më 18-01-2019, 18:05

Mediat italiane kanë publikuar disa pamje të grabitjeve të shtëpive dhe lokaleve nga ana e shqiptarëve.

Janë tete persona që kanë përfunduar në prangat e autoriteteve

Masat e arrestit ndaj tyre erdhën pas një hetimi shumëdimensional dhe kompleks, të kryer nga prokurori publik të koordinuar nga stacioni policor Grazzanise.

Hetimet ndaj grupit nisën në gusht të vitit 2017, duke goditur fenomenin alarmant të vjedhjes së bareve dhe banesave në territorin e Caserës dhe në krahinat e afërta të Beneventos, Latina, Salerno dhe Frosinone.

Deri më tani, është zbuluar autorësia e 8 vjedhjeve, 6 prej të cilave nëpër shtëpi.

Skema e përdorur nga grabitësit ishte thuajse gjithnjë e njëjtë. Grupi kryente inspektime në zonat ku do të goditje, dhe më vonë riktheheshin për të realizuar grabitjen. /k.k/noa.al/