Transmetuar më 18-01-2019, 21:52

Bie në pranga një person në Shijak në kuadër të një operacioni policor.

Një 48 vjeçar nga Xhafzotaj ka rënë në pranga në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4”.

Mbrëmjen e sotme është ekzekutuar urdhër ndalimi për shtetasin H., H.

Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal", “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”./a.k/noa.al/