Transmetuar më 18-01-2019, 22:14

Deputetja e PD, Grida Duma e ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” ka komentuar ndryshimet e Minstrave në kabinetin “Rama”.

Për zëvendësimin e Senida Mesit me Erion Braçe, si zv/kryeministër, deputetja demokrate u shpreh se ishte një zgjedhje e mirë dhe se sipas saj, Braçe duhej të ishte vendosur edhe më parë në atë post.

Por ndërkohë, nuk i ka kursyet “thumbat” kur tha se sërish, Rama e përdor si kapak pusete.

“Më mirë, sepse Braçe është figurë politike shumë e gjatë, përfaqëson një pjesë të palcës së PS dhe se defekti i Ramës ishte se është mbushur me ministra teknicien.

Por në fakt Braçen e ka përdor si kapak pusete dhe ka thënë që ky ‘s’ka asgjë në dorë, dhe unë mbyll diskursin nëse kam qeveri teknike apo jo’. Mund ta kishte vënë edhe më parë them unë”, u shpreh ajo./a.k/noa.al/