Transmetuar më 19-01-2019, 09:08

Dy vëllezër në bashkëpunim me njeri tjetrin, kanë goditur me sende të forta një person, duke e lënë të plagosur.

Daniel Gj., 21 vjeç, bashkë me vëllanë e tij 27-vjeçar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë mbrëmjes së të premtes në Fier, kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.A., 42 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, i plagosuri u dërgua në spitalin e Fierit dhe më tej në atë të Traumës, në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri, i cili ka degraduar në dhunë. Kjo pasi i dëmtuari më herët, ishte zënë me babanë e dy djemve, duke bërë që këta të fundit të marrin hak.

21-vjeçari u vu në prangat e policisë, ndërkohë që vëllai i tij u shpall në kërkim.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al