Transmetuar më 19-01-2019, 09:37

Një grup personash të armatosur, dyshohet myslimanë rebelë, sulmuan një tempull budist.

Ngjarja ndodhi në provincën tajlandeze të Narathiwa, ku mbetën të vrarë dy murgj.

Krahas tyre mbetën të plagosur edhe dy murgj të tjerë, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.

Sulmi ndodhi në orët e para të kësaj të shtune, teksa murgjit po bënin ritualet e lutjeve.

Sulmi është i fundit pas një sërë aktesh të dhunshme në zonë që nga vitit 2004, ku deri më tani nga aktet terroriste të separatistëve, kanë humbur jetën 7 mijë persona. /a.y/noa.al