Transmetuar më 19-01-2019, 09:55

Një operacion policor i koduar “Fake grains”, ka vënë në pranga dy persona në Lezhë, të cilët tregtonin artikuj industriale pa faturë e dokumente, me vula e stampa të falsifikuara.

Nga hetimet disa javore të ndjekura nga seksioni kundër krimit ekonomik dhe Prokuroria e Lezhës pas informacione të siguruara në rrugë policore, u bë realizimi i operacionit, duke u vënë në pranga A.N., 50 vjeç dhe E.B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Të dyshuarit u kapën në Lezhë gjatë së premtes, me mjetin e tyre me një sasi artikujsh për ti tregtuar në lokalet e qytetit të Lezhës.

Malli i bllokuar dyshohet pa asnjë dokument shoqërimi apo faturë tatimore, me vula e stampa të falsifikuara, pasi të drejtën e pronësisë së tregtimit të asaj marke e ka një shoqëri tjetër tregtare e regjistruar.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Manipulim i tregut” dhe “Falsifikim i vulave e stampave”. /a.y/noa.al