Transmetuar më 19-01-2019, 12:25

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, janë marrë dy vendime të rëndësishme.

Së pari Këshilli Kombëtar i PD, vendosi që të mbështesë si zgjidhje politike të krizës në vend krijimin e një qeverie kalimtare me qëllim përgatitjen e zgjedhjeve të lira e te ndershme

Vendimi i dytë i marrë është që të ngarkojë strukturat drejtuese të partisë me organizimin e protestave me qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës.

Po ashtu në këshill u votëbesuan dy nënkryetarët e PD, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

Gjithashtu si kryetar i Këshillit Kombëtar u votua Bujar Nishani dhe si kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës, Halim Kosova

Si kryetare e Lidhjes Demokrate të Gruas Shqiptare u votua Albana Vokshi dhe në krye të FRPD, Belind Këlliçi. /a.y/noa.al

Mblidhet Këshilli Kombëtar, Basha: Detyra e PD historike, më e vështirë se e viteve ‘90-të