Transmetuar më 19-01-2019, 13:19

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, u bë votimi i strukturave të reja drejtuese.

Por pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha, posti i sekretarit për Aksionin Qytetar, i cili mbahej nga Ervin Salianji është shkrirë.

Duke folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit, Salianji tha se, “Në politikë disa luajnë me zemër, disa me lojë pa top, unë luaj me zemër dhe mendje tek demokratët. Ekipi në një parti të modelit një anëtar, një votë është përgjegjësi e kryetarit të partisë. Nuk kanë rëndësi funksionet për të kontribuar!”

Ai vijoi më tej duke thënë se, sot lajmi nuk është ekipi por protesta, protesta që nuk duhet të përfundojnë pa largimin e Edi Ramës.

Sipas tij, është lajm i mirë që do të ketë një ekip që do të marrë përgjegjësi për çdo aksion të nisur dhe të përfunduar apo të nisur dhe të lënë në mes.

Salianji deklaroi më tej se, “Thashë dhe që nuk duhen funksione për të dhënë kontribut, jap dhe si anëtar i thjeshtë”. /a.y/noa.al