Transmetuar më 19-01-2019, 13:37

Ishte dënuar për vrasjen e së shoqes. Në dalje nga burgun liri me kusht, vrau avokaten që e kishte mbrojtur me të cilën kishte nisur një lidhje, ndërsa më tej i dha fund jetës.

Është ky rasti shokues që ka tronditur Spanjën, duke ngjallur debate lidhur me ligjin kundër dhunës ndaj grave.

Krimi tronditës vjen nga qyteti i Teruel, në komunitetin autonom të Aragona.

Protagonist i ngjarjes është Jose Javier Salvador Calvo, 50 vjeç. Burri ishte dënuar më 18 vite burg, për vrasjen me armë zjarri të së shoqes Patricia Maurel Conte, 29 vjeçe, krim i ndodhur në maj të vitit 2003.

Në vitin 2017 ai ishte liruar me kusht, ndërkohë që kishte nisur një lidhje intime me Rebeca Santamalia Cancer, 47 vjeçe, e cila ishte avokatja që e kishte mbrojtur në proces.

Por këtë të enjte, policia gjeti kufomën e gruas të vrarë me thikë, në një banesë në Saragozza, pasi Calvo e kishte denoncuar të zhdukur, shkruan noa.al Ndërkohë pak orë më vonë, 50-vjeçari u hodh nga një urë në Teruel.

Nga hetimet e policisë rezultoi se ishte Calvo ai që kishte vrarë gruan, të cilën e kishte fshehur në një banesë, ndërsa kishte bërë denoncimin në polici, por më tej i dha fund edhe jetës. /a.y/noa.al