Transmetuar më 19-01-2019, 14:36

Një vajzë e vogël vetëm 2 vjeçe, rrezikoi seriozisht jetën duke rënë nga makina me të cilën udhëtonte, në një rrugë me shumë qarkullim.

Pamjet që gjeni në videon më poshtë vijnë nga a Mankato, në Minnesota, SHBA, të cilat u filmuan nga një drejtues mjeti i cili ndodhej pas atij, prej nga ra e mitura.

Fatmirësisht vogëlushja nuk pësoi lëndime nga rënia, duke qenë se u rrëzua bashkë me ndenjësen e saj të makinës. Makina që ishte pas frenoi direkt, në mënyrë që të bllokonte edhe mjetet e tjera të cilat mund ta rrezikonin.

Siç mund të shihni në pamjet që noa.al sjell më poshtë, fatmirësisht ndenjësja e vajzës ra mënjanë, dhe duke qenë se ajo ishte e lidhur nuk pësoi dëmtime.

Nëna e së miturës u kthye në vendin e aksidentit rreth 20 minuta më vonë e terrorizuar, për shkak se kishte vazhduar rrugën, duke mos e parë se çfarë kishte ndodhur.

Për të miturën po kujdeseshin personat që i erdhën në ndihmë. /a.y/noa.al