Transmetuar më 19-01-2019, 16:42

Nëse i prisni thonjtë e këmbëve shumë shkurt, sidomos në anët e gishtit të madh, mund të filloni të vëreni se ata kanë tendencën të futen në mish.

Shumë njerëz kur presin thonjtë e gishtave të këmbës kanë tendencën t’u japin një rrumbullakësi në cepa, në mënyrë që profili i thoit të ndjek atë të gishtit: në fakt kjo teknikë mund të nxisë që thoi të depërtojë nën lëkurë.

Në fillim gishti ku ndodhet thoi i hyrë në mish mund forcohet, enjtet dhe të dhembë. Më pas bëhet i kuq, infektohet dhe dhimbja bëhet akoma më e madhe. Thonjtë e futur në mish janë një çrregullim i zakonshëm dhe i dhimbshëm, sidomos gjatë dimrit.

Çdo thua gishti mund të futet në mish, por problemi në shumicën e rasteve prek gishtin e madh të këmbës. Ndonjëherë ju mund të vëreni një sasi të vogël qelbi si produkt i plagës. Thonjtë mund të futen në mish për shumë arsye. Në disa raste, janë të lindura, pra janë shumë të mëdha për gishtat përkatës.

Nëse ndërfutja e thoit në mish vihet re në kohën e duhur, pra para fillimit të infeksionit, disa metoda të thjeshta mund t’ju ndihmojnë për të shmangur përdorimin e terapive të tjera:

-Lani me ujë të ngrohtë këmbët tre, ose katër herë në ditë.

-Për pjesën tjetër të ditës mbajini këmbët e thata.

-Vishni këpucë të rehatshme që të lënë hapësirë të mjaftueshme për gishtat. Nëse është e mundur, vishni sandale derisa të shëroheni.

-Relaksojini këmbët duke i futur në ujë të ngrohtë: Shtoni në të sodë buke, pak xhel larës dhe disa pika vaj esencial që pëlqeni. Kjo do i mbajë këmbët e buta duke larguar lëkurën e vrazhdë. Mbajini në ujë të ngrohtë për 20 minuta më pas pastrojini me gurë për të larguar lëkurën e ashpër dhe kallot.

-Futni këmbët në ujë të ngrohtë me kripë për 20 minuta dhe më pas me një fill dentar kalojeni poshtë thoit për të nxjerrë jashtë mishit cepin e tij. Pas kësaj trajtojeni zonë me një antiseptik për ta mbrojtur nga infektimi. Përsëriteni këtë proces deri sa gishti të shërohet.