Transmetuar më 19-01-2019, 17:10

Pikat e zeza të fytyrës janë tejet shqetësuese, ndaj në këtë drejtim ekziston një zgjidhje shumë e thjeshtë.

Nëse jeni lodhur nga produktet kozmetike, por edhe nga pluhuri dhe smoku i cili i shton shpesh ato, zgjidhja mund të gjendet tek kjo maskë

Përbërsit e maskës janë: 1 kokërr limoni, sodë buke

Përgatitja: Për këtë maskë praktike hidhni pak sodë në një enë dhe shtrydhini sipër pak limon, më tej pasi ta keni përzierë mirë aplikojeni në fytyrë. Mbajeni për disa minuta dhe më tej pastrojeni.

Soda acaron disi fytyrën ndërsa limoni shërben për të hyrë më në thellësi dhe për të pastruar pikat e zeza. Duhet treguar kujdes ama që të mos përdoret shpesh, ndërsa një mesatare ideale do të ishte një herë në dy javë./b.l/noa.al/