Transmetuar më 19-01-2019, 17:55

Shumica e vajzave dhe grave kanë shumë probleme me flokët, por me këtë truk të thjeshtë ju do të keni flokë të bukur, plot shkëlqim dhe të fortë.

Çdo gjë që ju nevojitet për këtë truk janë këta përbërës: 1 limon, portokall ose grejpfrut, 1 banane, qumësht.

Përgatitja: Së pari duhet të shtrydhni limonin, portokallin ose grejpfrutin. Vendosni një banane në një blender dhe përzieni me 2 litra qumësht.

Pas kësaj përziejini të gjitha këto përbërës dhe aplikoni në flokët tuaj, pastaj mbështilleni me fletë alumini. Kjo përzierje duhet të lihet për të vepruar në flokë për gjysmë ore dhe pastaj lani flokët me shampo.

Me këtë kombinim ju do të keni flokët të shkëlqyeshëm, të shëndetshëm, të bukur dhe çka është më e rëndësishmja pa zbokth.