Transmetuar më 19-01-2019, 21:27

Kafja është pija e preferuar për pothuajse të gjithë ne sapo të zgjohemi në mëngjes. Kafeina që ndodhet në kafe zgjon molekulat të quajtura adenosine nga truri juaj kështu që ju ndiheni të freskët dhe të vëmendshëm.

Me sa duket, kafja jo vetëm që zgjon trurin tuaj por edhe ka aftësinë për të ringjallur lëkurën tuaj.

Kafja është diuretik i jashtëzakonshëm që ndihmon që lëkura juaj të largojë ujin e tepërt bashkë me toksinat. Kjo e bën lëkurën tuaj të shëndetshme dhe i jep një pamje të freskët dhe plot shkëlqim.

Më poshtë gjeni një prej maskave më të mira me kafe për fytyrën tuaj, që ju lehtësisht mund t’i bëni në shtëpi.

Përbërësit: 150 gr kafe turke (mundësisht mbetjet e kafes), 300 gr vaj ulliri, 90 gr ujë, 400 gr sodë.

Përdorimi: Vendos në një enë me ujë mbetjet e kafes, pasi të jesh siguruar që e gjitha është e thatë mjaftueshëm. Shto sodën. Pasi soda të bjerë në kontakt me ujin, fillon të lëshojë një formë tymi dhe uji merr ngjyrë të bardhë.

Pas tretjes së plotë të sodës në ujë, shto vajin e ullirit. Pasi ta kesh trazuar mirë përzierjen edhe për disa minuta të tjera, masa e pëftuar do të bëhet pak kremoze. Lëre të gjithë në temperaturë ambienti për 2-3 ditë dhe kur të thahet, do të kesh përftuar një lloj sapuni natyral për pastrimin e thellë të fytyrës./b.l/noa.al/