Transmetuar më 25-01-2019, 19:23

Skënderbeu ka pësuar humbjen e radhës në shtëpi duke bërë që të vërtetohet rënia e shkëlqimit në vitet e fundit.

“Ujqërit e dëborës” u mundën në shtëpi nga Partizani pretendent për të fituar titullin kampion.

Të kuqtë arritën që të marrin tre pikë me mjaft vlera përballë një kundërshtari të fortë, por që këtë sezon ka lënë për të dëshiruar.

Ka mjaftuar goli i Malës në minutën e tretë të takimit për t’i dhënë kryeqytetasve tre pikët.

Partizani kthehet i lumtur me mendjen për te ndeshja e ardhshme. /k.k/noa.al/

Goli i Malës on Vidnews.