Transmetuar më 26-01-2019, 18:00

Arian Daci, zv.ministër i Diasporës, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Nexhat Dacit humbi jetën nga rënia e një orteku dëbore në Brezovicë të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi, kanë shprehur ngushëllime për familjarët e të ndjerit

“Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit, si dhe miqve e kolegëve të tij”, ka shkruar Haradinaj.

“Me pikëllim të madh kam pranuar lajmin për vdekjen tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, djalit të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe mikut tim, Nexhat Daci. Në këto momente shumë të rënda, si President dhe mik i familjes, në emrin tim dhe qytetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryetarit Daci dhe familjes së tij.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Brezovica është zonë turistike në parkun e Sharrit dhe një destinacion mjaft i parapëlqyer edhe për qytetarët shqiptarë, të cilët preferojnë turizmin malor./a.k/noa.al/