Transmetuar më 28-01-2019, 18:47
Ish zëvendëskryeministrja dhe kryenegociatorja e Kosovës në Bruksel në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, e konsideron të papranueshëm diskutimin e shkëmbimit të territoreve dhe ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për RTSH ajo thotë se kufijtë janë të lagur me gjakun e shqiptarëve që ranë për liri.
Zonja Tahiri u bën thirrje si kryeministrit shqiptar Edi Rama ashtu edhe presidentit kosovar Hashim Thaçi që të heqin dorë nga ky qëndrim pasi nuk çon askund.
Sipas saj një ekip i unitetit të Kosovës me një platformë të qartë e me vija të kuqe do të mund të ishte i suksesshëm në marrëveshjen finale me Serbinë që do të sillte njohjen reciproke të vendeve.