Transmetuar më 03-02-2019, 19:55

Një studim zbulon se meshkujt që pastrojnë janë më të lumtur.

Ki kujdes lexues. Nëse jeton me një partnere, dhe shpesh ia lë asaj detyren e larjes së pjatave, hekurosjen, larjen e rrobave, bën mirë të ndryshosh sjellje. Për të mirën tënde.

Rekomandimi vjen nga nga një studim i Universitetit Umea në Suedi, që ka monitoruar jetën e 723 personave në 26 vjet.

Meshkujt që nuk i ndanin punët e shtëpisë me partneret e tyre vuanin nga probleme psikologjike, si ankth, nervozizëm dhe probleme përqëndrimi.

Këta meshkuj kanë vuajtur gjithashtu nga palpitacioni i zemrës (që është ndjesia sikur të ndalon zemra për një sekond).

Edhe femrat sëmuren nga ky lloj çekuilibrimi në ndarjen e detyrave, tregon noa.al.

Shumë punë shtëpie mund t’i bëjnë më të prekshme nga sëmundjet.

Sipas studimit, këto probleme verifikohen vetëm si shkak i ndarjes së roleve për secilën gjini.

Happy young couple cleaning home together

“Shumë meshkuj të intervistuar kanë deklaruar që janë të lodhur nga rregullimi i makinës, për shembull, por ndiheshin të zënë ngushtë nga stereotipi mashkullor”, tregon kërkuesja Lisa Harryson.

Zgjidhja është, thotë, të flasësh me partnerin tënd dhe t’i japësh fund këtij absurditeti.

Është për lumturinë tënde dhe për shëndetin e të afërmve të tu./a.k/noa.al/