Transmetuar më 08-02-2019, 09:09

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zbulon më shumë detaje lidhur me darkën aq shumë të përfolur me liderët e koalicionit qeverisës së Kosovës, me Presidentin Hashim Thaçi dhe me Kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në emisionin ‘Pressing’ të televizionit T7, ai u shpreh se idenë për tu takuar e ka pasur ai, ndërsa gjatë darkës i ka kërkuar Kryeministrit Rama që të merret me përgjegjësitë e tij.

“Në qoftë se në Bruksel e di që Rama po favorizon prekjen e kufijve të Kosovës, atëherë si do të jete figurë e besueshme ai për Brukselin dhe e ftoj Kryeministrin Rama që të merret me përgjegjësitë e veta. Që na ndihmon me mendime dhe sugjerime dakord! Por jemi edhe ne për Berlinin. E lus këtu”, është shprehur Haradinaj.

Ndër të tjera Kryeministri i Kosovës tha se prekja e kufijve të Kosovës, kthen një precedent në Ballkan që Vladimir Putin e ka përmendur dy-tre raste në disa deklarata të tij.

“Pse për shembull forcat politike opozitare pro-europiane në Serbi po e kundërshtojnë Vuçiçin për çështjen e kufijve me Kosovën, pasi kështu edhe Serbia largohet nga rruga drejt BE-së”, u shpreh Haradinaj. /a.y/noa.al