Transmetuar më 13-02-2019, 13:47
Makina e aksidentuar

Një aksident tragjik u shënua mëngjesin e sotëm në Itali, me pasojë humbjen e jetës së një emigranti shqiptar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07.00 të mëngjesit të kësaj të mërkurë, në rrugën periferike që lidh Gallipoli me Sannicola.

Pranë zonës së Chiesanuova, 20-vjeçari shqiptar Manuel Toska, gjeti vdekjen pasi humbi kontrollin mbi makinën ‘Alfa147,’ me të cilën udhëtonte, raporton noa.al.

Makina ishte në pronësi të babait të 20-vjeçarit, tha policia italiane. Ajo shtoi se Manuel Toska duket se po nxitonte për të shkuar në punë. Si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjetin, makina u përplas me një pemë.

Mësohet se Toska, po shkonte në punë në një supermarket në Sannicola, Leçe, ku dhe punonte prej disa kohësh. /a.y/noa.al