Transmetuar më 24-02-2019, 20:50

Kantautori i njohur me origjinë shqiptare Ermal Meta ka qenë i ftuar për herë të parë nga Mara Venier në Domenica In, në Itali.

Ermal Meta ka qenë një nga të ftuarit e muzikës në pjesën e re të Domenica In, prezantuar gjithmonë nga Mara Venier.

Këta të dy nuk njiheshin më përpara, dhe për lumturinë e prezantueses, u takuan për atë që ishte vërtet një intervistë e bukur, në të cilën kantautori u tregua pa filtra.

Ermal Meta ka folur për vitet e para të karrierës së tij dhe mbërritjen në Itali kur ka qenë fëmije.

Ermal Meta ka kujtuar gjatë intervistës, daljen në skenë me te voglin Giuseppe, fëmijë 8 vjeçar me të cilin ka kënduar në duet nën notat e "Non mi avete fatto niente", këngë me të cilin ka fituar edhe festivalin e Sanremos në 2018-en, bashkë me Fabrizio Moro.

“Ai fëmijë ishte aty, para meje, që këndonte një këngë tonën. Nuk arrija të kuptoja”, deklaron këngëtari.

Meta, që këndoi live i shoqëruar nga kitara e tij, tregoi pastaj rreth të shkuarës së tij, dhë mbërritjen në Itali kur ishte akoma i vogël, në Bari.

Ermal Meta kujton zbarkimin në Itali nga Shqipëria: U integrova menjëherë. Fëmijët nuk kanë kufinj.

Ai tregoi pasionin e tij për muzikën që kur ka qenë i vogël:

“Isha një fëmijë i veçantë, një tip ushtari, i jepja detyra vetes. Sepse e dija që për t’u bërë muzikant, për të kultivuar këtë pasion, do të kishin mjaftuar një stërvitje e mirë dhe një dozë e madhe durimi. Kantautori tregon mbërritjen në Itali, duke u shprehur se nuk ka hasur probleme diskriminimi, përkundrazi tregon se u integrua menjëherë dhe me shumë lehtësi:

“U integrova menjëherë, fëmijët nuk i njohin kufinjtë që të mëdhenjtë i njohin”./a.k/noa.al/