Kohët e fundit është folur shumë se Apple ka planifikuar që të mos nxjerrë më rregullisht çdo shtator modele të reja të iphone, duke vlerësuar se teknologjia ka arritur pikun e zbulimit dhe për rrjedhojë nuk mund të prodhohen kaq shpesh telefonë të rinj, pasi risitë sa vijnë e po pakësohen.
Por për kompani kineze dhe të tjera në Azi, duket se vrulli teknologjik nuk ka të ndalur.
Së fundi, siç raporton noa.al, po nis gara e ethshme e telefonave smart që jo vetëm kanë më të mirat e teknologjisë së fundit, por edhe risinë e palosjes si të jesh duke mbajtur në dorë një gazetë.
Huawei ka prezantuar në Mobile World Congress, telefonin e tij të ri që shikoni në galerinë e fotove dhe videon më poshtë.
Ai është Mate X dhe konsiderohet si telefoni i palosshëm më premtues deri më tani. Ai cilësohet dhe si telefoni i palosshëm më i shpejtë ndonjëherë, pasi suporton rrjetin 5G. Ekrani i Mate X është 6.6 inç apo 2,480 x 1,148.
Kur hapet ekrani shkon në 8 inç 2,480 x 2,220, gjë që mundëson shfaqjen e materialeve, sikur të ishin dy telefona në të njëjtën kohë.
Mate X del në treg me çmim prej 2,299 eurosh. /noa.al/
Shënim: Ky nuk është një lajm i sponsorizuar.