Transmetuar më 09-03-2019, 19:30

Një ndër personazhet më të famshëm aktualisht në Greqi, Vasil Sandria, protagonist në realit show më të ndjekur të medieve fqinje, “Power of Love”, ka rrëfyer për herë të parë se është shqiptar.

Vasili rrëfeu në televizion mbrëmjen e së premtes në shoun ku ai merr pjesë se është pjesëtar i një familjeje shqiptare e cila ishte larguar nga vendlindja prej vitesh.

Deri mbrëmë askush nuk e dinte se Vasili ishte shqiptar dhe kjo pasoi komente të shumta në opinionin publik, por pa komente negative.

Vasili rrëfeu se origjina e tij megjithatë rrjedh nga Greqia pasi gjyshi dhe gjyshja e tij ishin me origjinë greke por shumë dekada më parë ishin vendosur në jug të Shqipërisë.

Vasili tregoi se edhe e ëma është greke, kurse babai, është shqiptar.

I riu që është bërë ylli i “Power of Love” në Greqi, thotë se është kundër racizmit. Ai shton se as nuk dëshiron të jetë racist me ndokënd dhe as nuk do që t’ia bëjë dikush një gjë të tillë.

“Njëri vend, ishte ai që ushqeu dhe u kujdes për familjen time dhe vendi tjetër, Greqia, ku jetoj unë”, – tha Vasili gjatë emisionit.

Ai shtoi se është një djalë me dy atdhe, Greqia dhe Shqipëria.

Vasili rrëfeu edhe se e humbi babanë kur ai ishte vetëm dy vjeç.

Vasili Sandria njihet edhe në botën e sportit. Ai është një ndër lojtarët kryesorë të ekipit të Hania në Kretë.

Në fotot e mëposhtme shihni dhe Sandrian si futbollist./noa.al/