Transmetuar më 10-03-2019, 23:15

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy motrave shqiptare me origjinë nga Kosova ka ndodhur në Gjermani.

Mësohet se dy motrat që humbën jetën në këtë aksident, ishin të martuara me dy vëllezër.

H.Sh., dhe F.Sh., humbën jetën në aksidentin që ndodhi ndërmjet ‘Graben-Neudorf dhe Nochstetten’ të Gjermanisë, pasditen e sotme.

Dy motrat janë me origjinë nga Gjakova.

Gjithashtu të lënduar nga ky aksident mbetën edhe katër persona të tjerë.

Mjetet e përfshira në këtë aksident ishin një Mercedes dhe një Opel, të cilat edhe u përplasën me njëratjetrën.

Në rrezik për jetë si pasojë e këtij aksidenti është edhe shoferi 51 vjeçar i veturës ‘Opel’./a.k/noa.al/