Transmetuar më 12-03-2019, 20:46
Një ngjarje e rëndë me pasojë humbjen e jetës dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Marmull të Gjakovës.
Mediat vendase raportojnë se ata janë qëlluar nga një person.
Sipas njoftimeve policore ka humbur jetën T.B., 40 vjeç dhe i plagosur ka mbetur A.N., 56 vjeç.
Gjithashtu njoftohet se i dyshuari është identifikuar si A.Gj., dhe ka nisur puna për arrestimin e tij.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.
Vijojnë hetimet nga autoritetet përkatëse. /a.k/noa.al/