Transmetuar më 21-03-2019, 14:02

Tiranë, NOA.al- Vijon ndikimi i motit të qëndrueshëm në vendin tonë. Për pasojë, alternimet e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta janë prezente në pjesën më të madhe të vendit.

Përjashtim bëjnë zonat jugore dhe juglindore në të cilat vranësirat paraqiten të shpeshta deri në mesditë.

Pasditja përmirëson dukshëm kushtet atmosferike dhe në këto rajone duke i bërë kthjellimet dominante në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur lehtë në mëngjes por dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C deri në 22°C .

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë. /a.y/noa.al