Transmetuar më 21-03-2019, 21:10

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri shqiptar nga Kosova, ka ndodhur në Zvicër.

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 12:30, një i mitur 7-vjeçar me prejardhje nga komuna e Lipjanit është vrarë në rrugën St. Galler-Ring të Bazelit.

Sipas mediave zvicerane, djali ishte duke shkuar në shtëpi, pas përfundimit të mësimit, kur edhe është qëlluar me thikë.

I mituri është gjetur në rrugë nga mësuesi i tij dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

Pas veprimeve hetimore mësohet se një grua e moshuar u pa duke u larguar nga skena e krimit.

75-vjeçarja zvicerane u kthye në zyrën e prokurorit publik në Ëaaghof dhe rrëfeu për krimin, ku më pas u arrestua.

Mbeten të paqarta shkaqet e vrasjes, ndërsa banorët janë të tmerruar në lidhje me këtë ngjarje./a.k/noa.al/