Transmetuar më 22-03-2019, 14:01

Tiranë, NOA.al- Pjesa e parë e ditës mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në zonat lindore.

Ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të jetë me mot të kthjellët.

Mbrëmja dhe nata sjellin kalime vranësirash në të gjithë territorin por më të dukshme paraqiten në veriperëndim të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten pothuajse konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga 3°C mëngjesi në verilindje deri 25°C mesdita në zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë. /a.y/noa.al