Transmetuar më 23-03-2019, 19:11

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri shqiptar nga Kosova, ndodhi 2 ditë më parë në Zvicër.

Një i mitur 7-vjeçar, i quajtur Ilias Mahmuti me prejardhje nga komuna e Lipjanit është vrarë në rrugën St. Galler-Ring të Bazelit.

Sipas mediave zvicerane, djali ishte duke shkuar në shtëpi, pas përfundimit të mësimit, kur edhe është qëlluar me thikë.

I mituri është gjetur në rrugë nga mësuesi i tij dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve.

Vogëlushi 7 vjeçar i cili ka marrë thikë në fyt, ka mbetur i shtrirë për rreth gjysmë ore në rrugë me gjakderdhje të madhe.

Nëna e të miturit ka qenë në shtëpi duke pritur djalin për drekë, ndërsa babai në punë kur ka ndodhur krimi makabër.

Pas veprimeve hetimore mësohet se një grua e moshuar u pa duke u larguar nga skena e krimit.

75-vjeçarja zvicerane u kthye në zyrën e prokurorit publik në Waaghof dhe rrëfeu për krimin, ku më pas u arrestua.

Bazuar në gjetjet fillestare, ka dyshime se autorja ka probleme psiqike dhe pritet të nënshtrohet një ekzamini psikiatrik.

Mbeten të paqarta shkaqet e vrasjes, ndërsa banorët janë të tmerruar në lidhje me këtë ngjarje./a.k/noa.al/